Site icon Telegrafi

Historia emocionuese e Alphonso Davies: Lindja e një ylli në një kamp refugjatësh dhe mbijetesa në në varfëri të skajshme

Alphonso Davies është sensacioni më i ri në futboll, derisa po shkëlqen te Bayern Munichu.

Mbrojtësi i natyralizuar kanadez ka arritur të përvetësojë shumë futbolldashës me lojën e tij, mirëpo për t’u bërë ky që është sot, kishte hasur në shumë vështirësi.

Davies rrjedh nga një familje e varfër nga Liberia, të cilët kishin ishin zhvendosur detyrimisht në një kamp refugjatësh në Ganë, për t’i shpëtuar kështu shfarimit nga lufta civile.

Foto: Goal.Com/Getty Images

Në kampin ku qëndruan familja, Dadives lindi aty, duke jetuar për pesë vite mes urisë së skajshme, nga e cila mrekullisht arritën të mbijetonin.

Prej aty, familja e mbrojtësit kaloi ilegalisht në Kanadë, për të shpëtuar nga uria, e më vonë ai arriti që të futej në futboll me grupmoshat e reja.

Shumë klube të interesuar për të, kishin kontaktuar familjen e tij, duke u bërë me dije se ai kishte shumë talent dhe aty filloi karriera e tij.

Si 15-vjeçar, Davies u transferua tek Vancouver Whitecaps në MLS, duke u bërë lojtari më i ri që luante në këtë ligë.

Disa vite më vonë, Bayern Munichu dërgoi zbuluesit e lojtarëve për të shikuar lojën e tij dhe e bleu lojtarin për një shifër të ulët prej 10 milionë euro, megjithatë vlera e lojtarit tashmë ka shkuar gati gjashtë herë më e lartë. Përpara ndeshjes me Barcelonën, Alfonso deklaroi se Lionel Messi ishte idhulli i tij, por ishte koha të luante kundër tij.

Lojtari përballoi vështirësitë e mëdha që në një moshë fare të vogël, por tashmë është jeta ajo që po ja shpërblen çdo sakrificë, pasi është një nga mbrojtësit më të mirë në botë. /Telegrafi/

Exit mobile version