Site icon Telegrafi

Historia e veçantë dhe jetëgjatë e mbretëreshës Elizabeth dhe princit Charles

Dashuria më shumë se 70-vjeçare e princit Philip dhe mbretëreshës Elizabeth nisi që prej takimit të parë në 1939-ën dhe nuk përfundoi kurrë, pavarësisht largimit fizik të princit

Martesa në fjalë, konsiderohet sot si një prej martesave dhe dashurive më jetëgjata në historinë e mbretërisë angleze.

Për herë të parë, ata u panë në 1939-ën, kur mbretëresha ishte vetëm 13-vjeç, e ndërsa princi Philip 18. Asokohe, mbretëresha Elizabeth dhe motra e saj, Margaret ishin në një udhëtim në Dartmouth bashkë me prindërit e tyre, King George VI dhe Queen Elizabeth.

Elizabeth dhe Philip ishin të dy stër-stër nipërit e mbretëreshës Victoria, edhe pse nuk ishin takuar kurrë më parë. Philip ishte princi i Greqisë në atë kohë dhe sapo kishte nisur karrierën e tij në ushtrinë mbretërore.

Elizabeth i përkiste një familjeje shumë të lidhur me njëri-tjetrin, e ndërsa Philip kishte pak marrëdhënie me prindërit e tij.

Shkëndijat e para të dashurisë lindën nga mbretëresha, e cila u mahnit nga sytë e tij blu dhe fiziku i pashëm. Në 1943-in, kur Elizabeth ishte 17 vjeç, princi Philip, 22, kaloi Krishtlindjet e para me familjen mbretërore dhe u mahnit me ambientin e ngrohtë familjar që atij vetë, i mungonte prej një jete.

Pas shumë peripecive, çifti kurorëzoi dashurinë në 20 nëntor të 1947-ën dhe u bënë prindër të 4 fëmijëve. Pavarësisht se mbretërorët nuk e kanë zakon të shfaqin dashurinë e tyre publikisht, historia e veçantë e mbretëreshës përjashtohej nga çdo rregull.

Në shumë prej fjalimeve të saj, mbretëresha Elizabeth nuk kursehej të tregonte publikisht dashurinë dhe respektin që ndjente për të.

Mbretëresha Elizabeth për princin Philip:

“Ai është njeri i cili nuk gënjehet lehtë nga komplimentet, por po e them thjeshtë. Ka qenë forca dhe qëndrueshmëria ime gjithë këto vite. Unë, familja e tij dhe shumë vende të tjera i kemi atij një borxh shumë më të madh, të cilin ai s’do ta pretendonte kurrë, ose ne s’do ta dimë asnjëherë.”- mbretëresha Elizabeth në 1997, me rastin e përvjetorit të martesës.

“Është kaq i mirë Crawfie. Di të hidhet kaq lart!- Elizabeth drejtuar dados së saj, teksa shihte bashkëshortin e ardhshëm duke luajtur tenis në 1939-ën.”

“Shpesh trembem që princi Philip duhet të më dëgjojë duke folur. Përgjithësisht ne e kemi diskutuar fjalimin tim përpara dhe siç mund ta imagjinoni, pikëpamjet e tij janë shprehur në mënyrën më të drejtëpërdrejt të mundshme.”

Princi Philip për gruan e tij, mbretëreshën Elizabeth:

“Mendoj se mësimi më i madh që kemi marrë është toleranca. Toleranca është një prej përbërësve kryesor të një martese. Dëgjojeni këtë nga unë, mbretëresha, këtë cilësi e ka me bollëk.”

“Të jem kursyer në luftë dhe të kem shijuar fitore, të kem patur shansin të çlodhem dhe të ri-karikoj veten, të kem patur fatin të dashuroj plotësisht dhe pa rezerva…Kjo e bën jetën e dikujt dhe gjithë problemet e botës të duken fare të vogla.” – Princi Philip, në një letër dedikuar princeshës Elizabeth rreth vitit 1946.

Burimet: The Telegraph, Anabel

Exit mobile version