Përfaqësuesja e Uellsit tashmë njihet për foton e tyre të pazakontë që e bëjnë para çdo ndeshjeje.
Uellsianët ndër vite po pozojnë të çorientuar në rreshtimin e zakontë që e bëjnë ekipet e tjera para çdo side.
Zakonisht te ekipet e tjera janë pesë lojtarë lartë dhe gjashtë poshtë, mirëpo kjo gjë nuk vlen edhe për Uellsin.
Ata zakonisht e bëjnë atë me tre lartë dhe tetë poshtë, e nganjëherë edhe shtatë poshtë e katër lartë.
Mirëpo, Gareth Bale ishte pyetur në vitin 2016 se përse e bënin këtë foto, ai kishte thënë: “Unë nuk e di çfarë do të thotë ajo”.
Por, kjo mënyrë e fotografimit para çdo takimi e ka zanafillën qysh nga viti 2002 para një përballje me Italinë.
Uellsianët e konsiderojnë këtë si ritual nga pjesa tyre, të cilën duan ta vazhdojnë edhe në vitet e ardhshme. /Telegrafi/