Përderisa selfiet mund t’i ndërlidhim me obsesionin tonë modern të rrjeteve sociale, një selfie e Scott-it të Antarktikut pritet të shitet në një ankand gjatë javës së ardhshme, pra shumë kohë më parë para se të shihnim foto të tilla në faqet tona të Facebook-ut apo Instagram-it.
Fotoja e Scott-it të Antarktikut, të cilën e kishte bërë me ekipin tij kur kishin arritur në Polin Jugor, ishte bërë në vitin 1912 me ndihmën e një shkrepësi automatik në kamerën e tyre, transmeton Telegrafi.
Tragjedia e kësaj historie është se kapiten Scott-i dhe ekipi i tij sapo kishin arritur kishin kuptuar se kanë dështuar të jenë të parët që arrijnë në pol, ndërsa disa muaj më vonë i kishin humbur jetët e tyre gjatë kthimit në shtëpi.
Ndërsa selfie e parë – e definuar në fjalor të gjuhës angleze si “foto të cilën dikush ia ka bërë vetes, kryesisht me celular të mençur apo kamerë dhe e ka ngarkuar në rrjete sociale” – ishte shkrepur pothuajse dy shekuj më parë, kur amerikani Robert Cornelius e kishte fotografuar veten në vitin 1839.
Në fakt, në këtë fotografi, ai edhe kishte pasur kohë t’i kryqëzonte duart dhe të pozonte si James Dean i shekullit 19’të.
Pastaj ishte zbuluar selfie para pasqyrës, e preferuara e blogerëve të modës dhe adhuruesve të palestrës, e cila kishte ardhur në ekzistencë me prezantimin e Kodak-ut në vitin 1900.
Një nga selfiet më të famshme para pasqyrës del të jetë nga një vajzë e re, e supozuar të jetë Dukesha e Madhe Anastasia, në vitin 1914.
Kompania ‘Byron’, grup i fotografëve nga New York, e kishin filluar dosjen e selfieve në vitin 1909, ku grupi kishte shkrepur një fotografi të ngjashme me atë që e kishte shkrepur Ellen Degeneres në çmimet Oscar të vitit 2014, e që ishte shndërruar në postin më të popullarizuar të të gjitha kohërave në ‘Twitter’.
Fotot e kompanisë ‘Byron’ ishin shkrepur në çatitë e ndërtesave të Manhattan-it dhe tani janë digjitalizuar nga Muzeu i Qytetit të Nju Jork-ut.
Ndër të parët që kishin bërë selfie kanë qenë edhe ish- Sekretari i Shtetit të Amerikës Colin Powell; njeriu i dytë që kishte shkelur në hënë Buzz Aldrin, etj.
Ndërsa fillimi i shekullit 21 shënon popullarizimin e hovshëm të selfieve, kur kompania Sony Ericsson për herë të parë kishte inkuadruar në celularin e tyre Z1010 kamerën në pjesën e përparme të ekranit. /Telegrafi/