Site icon Telegrafi

Historia 128 vjeçare e kampionatit anglez mund të ndryshohej, por Vardy shënoi dy gola ndaj Sunderlandit

Sot (e diel) Leicester City fitoi ndaj Sunderlandit me rezultat 2-0.

E gjitha kjo fal dy golave nga Jamie Vardy, por në rast se sulmuesi anglez do të shënonte vetëm një gol dhe ‘Dhelprat’ do të fitonin me rezultat 1-0, historia 128 vjeçare e Ligës Premier do të ndryshonte.

E themi këtë pasi Everton (2002) është klubi i vetëm që ka fituar pesë ndeshje radhazi me rezultat 1-0 apo 0-1 në kampionatin anglez.

Vlen të theksohet se pas fitores së sotme Leicesteri ka siguruar kualifikimet për Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

Exit mobile version