Monaco dështoi të kthehet në Ligue 1 me 18 maj të vitit 2012, kur u mposht nga Boulogne me rezultat 2-1.
Ata në vitin e parë dështuan të kthehen, ku mbeten me 19 pikë pas Bastias dhe 12 pikë pas vendin që dërgonte në Ligue 1.
Klubi u ble në dhjetor të vitit 2011, nga miliarderi rus Dmitry Rybolovlev. Rybolovlev ka 66 për qind të aksioneve, ndërsa Princ Albert II i Monacos mban 33 për qind.
Në verën e vitit 2012, Rybolovlev punësoi Claudio Ranierin, i cili pas një viti u kthye në Ligue 1. Monaco u kthye në Ligue 1 në vitin 2013, si lider me pesë pikë më shumë se Nantes.
Danijel Subasic ishte portier, ndërsa Layvin Kurzawa që tani luan te PSG, ishte pjesë e mbrojtjes. Yannick Ferreira Carrasco, Nabil Dirar dhe Lucas Ocampos, luanin në mesfushë.
Rikthimi i frikshëm me miliona shpenzime
Monaco u kthye në Ligue 1 dhe që në vitin e parë harxhoi 100 milionë funte.
James Rodriguez, Falcao dhe Joao Moutinho, ishin ofruar në skuadër.
Pastaj edhe Geoffrey Kondogbia, Jeremy Toulalan, Anthony Martial, Ricardo Carvalho, Eric Abidal, Aymen Abdennour, Fabinho dhe Dimitar Berbatov, zbritën në rivierën franceze.
Ndryshim i sistemit
Në sezonin 2014/15, Rybolovlev vendosi të bëjë ndryshime. Ranieri u zëvendësua nga Leonardo Jardim dhe kjo ndryshoi politikën e blerjeve.
Rodriguez u largua drejt Real Madridit për 63 milionë funte, ndërsa Falcao shkoi te Man United si huazim. Eric Abidal u la si lojtar i lirë.
Erdhi Bernardo Silva që e zëvendësoi Rodriguezin dhe Timeoue Bakayoko bëri vend në mesfushë.
Jardim e mbylli kampionatin në vendin e tretë, duke treguar se kemi të bëjmë me një trajner të mirë dhe punëtor.
Përsëri ndryshime në vitin 2015
Rybolovlev vendosi që tu jap më shumë hapësirë në verën e viti 2015, lojtarëve që vinin nga akademia e klubit.
Martial, Kondogbia, Kurzawa, Abdennour, Carrasco, Ocampos, Falcao dhe Berbatov, u larguan.
Ai mori disa lojtarë nën 23 vjeç, ku asnjëri nuk kushtoi mbi 13 milionë funte.
Thomas Lemar erdhi nga Caen, Fabinho erdhi nga Rio Ave dhe Jemerson nga Atletico Mineiro.
Ardhja më e mirë ishte futbollisti pak i njohur nga U-19, Kylian Mbappe.
Viti i suksesit
Në sezonin 2016/17, nuk kishe shumë lëvizje në Stade Louis II.
Jardim ofroi në skuadër Djibril Sidibe dhe Benjamin Mendy. Kamil Glik erdhi nga Torino dhe Falcao ishte në formë dhe nuk kishte dëmtime.
Ata janë shumë afër ta fitojnë kampionatin në Ligue 1 dhe të luajtën në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Monaco është skuadër shembull se si duhet të punosh dhe të kthehesh në nivele brenda pesë viteve. /Telegrafi/