Site icon Telegrafi

Hiqni qafe erën e keqe të këmbëve vetëm me çaj të zi

Ka dy gjëra të cilat e shkaktojnë erën e keqe të këmbëve: bakteret dhe djersa. Faktikisht nuk është djersa ajo që e bën këmbën tuaj të mbajë erë të keqe por bakteri që ‘lulëzon’ në ambientin e lagështirës.

Djersa është fenomen pa aromë, shumicën e vendeve të trupit, përveç në zonat gjenitale dhe në sqetulla. Nëse veç mund t’i mbani këmbët e thara, të pastra dhe ta luftoni bakterin në fjalë, atëherë nuk keni nevojë të frikësoheni se personat që gjenden në të njëjtën dhomë do të vdesin nga aroma e keqe, transmeton Telegrafi.

Sidoqoftë për t’iu ndihmuar ta hiqni qafe erën e keqe të këmbëve, padyshim se ekzistojnë ilaçe të shumta farmaceutike dhe natyrale. Telegrafi më poshtë iu sjellë një ilaç natyral, të cilin mund ta përgatitni në shtëpinë tuaj.

Përbërësit:

– Pesë qese çaj të zi

– Katër gota ujë të nxehtë

– Një legen

Vendosni katër gota me ujë të nxehtë në legen dhe shtojani qeset me çaj të zi. Lëreni ashtu për dhjetë minuta, pastaj futni në këmbët dhe mbani aty 20 minuta. Këtë proces bëjeni një herë në ditë, por sigurohuni që pas këtij procesi t’i thani mirë këmbët.

Çaji i zi besohet se është efektiv në heqjen e erës së këmbëve për shkak të niveleve të larta të acidit tanik. /Telegrafi/

Exit mobile version