Telegrafi

Hiqni pikat e zeza në hundë vetëm me limon, mjaltë dhe sheqer

Lëkura e bukur dhe e pastër është ndër elementet kryesore të bukurisë së një personi. Dhe një ndër mënyrat për të pasur një lëkurë të tillë është duke u kujdesur për të çdo ditë.

Sidoqoftë, shpeshherë ndodh që disa personave t’u shfaqen pika të zeza në hundë, e të cilat me të vërtetë se janë irrituese dhe jo gjithkush dëshiron t’i ketë.

Prandaj, Telegrafi ju sjellë më poshtë një ilaç natyral për heqjen e këtyre pikave.

Përbërësit: Limon, mjaltë, sheqer

Prijeni një limon në dysh dhe hidhni pak mjaltë për ta mbuluar sipërfaqen e limonit të prerë (siç shihet në fotografi). Pastaj hidhjani pak sheqer dhe me lehtësi fërkojeni fytyrën me këtë ‘sfungjer’ natyral.

Procedurën përsëriteni vetëm një herë në javë.