Të gjithë i kemi bezdi ato njollat kokëforte tek dyert e kabinës apo dushit dhe sado që përpiqemi t’i heqim qafe shpesh është e pamundur t’i pastrojmë plotësisht.
Xhami i kabinës së dushit është vështirë të mbahet i pastër pasi sapuni, vajrat e trupit dhe mineralet nga uji mund të ngjiten fort në sipërfaqen e dyerve.
Megjithatë ekziston një metodë efektive për t’i pastruar ato, një metodë që mund të mos e keni provuar më parë.
Sipas një eksperteje, krejt çfarë ju duhen janë limon dhe detergjent enësh.
Merrni një shishe ‘spray’ mbusheni me ujë të ngrohtë dhe lëng limoni e po ashtu shtoni edhe pak detergjent.
Spërkateni xhamin dhe leni të qëndrojë spërkatja për 10 minuta.
Më pas merrni një leckë dhe fshijeni masën e cila ka qëndruar për këto minuta. Shpëlajeni edhe njëherë xhamin me ujë të ngrohtë më pas fshijeni edhe një herë me leckë të terur. /Telegrafi/