Pas raportimit të qytetarëve në platformën ndreqe.com, se në rrugën “Idriz Breznica” në Fushë Kosovë gjendet një deponi me mbeturina, është adresuar edhe te komuna e Fushë Kosovës.
Pas këtyre adresimeve Drejtoria për Shërbime Publike dhe Mjedis, ka dërguar ekipet në teren dhe është larguar deponia me mbeturina në këtë hapësirë.
Gjithashtu, nga kjo drejtori është bërë edhe thirrje për qytetarët që të mos i hedhin mbeturinat jashtë kontejnerëve.
Qytetarët po vazhdojnë të raportojnë në platformën Ndreqe.com për ankesat që kanë, ku më pas po intervenohet edhe nga organet përgjegjëse./Telegrafi/