Të vetmuarit së paku nuk janë të vetmuar në një gjë – në vetminë e tyre. Kijeni këtë parasysh dhe kuptoni se ky problem aq i përhapur megjithatë ka ilaç. Kaloni nëpër këshillat e ardhshme, apo së paku nëpër disa prej tyre.
Kur të jeni vetëm:
▪ Kujdesuni që të ushqeheni mirë dhe rregullisht të merreni me ushtrime trupore si dhe të flini mjaftueshëm. Njerëzit e lodhur janë të rëndë si për veten ashtu edhe për të tjerët. Pos kësaj edhe të tjerët do t’ju shkojnë në nerva.
▪ Kur të jeni vetëm, bëni diçka kreative apo mësoni aftësi të reja.
▪ Mos pritni tepër nga vetja dhe mos u “qerasni” me epitete çnderuese në momentin që diçka gaboni, këtë gjë e bëjnë neurotikët.
▪ Bëhuni të kënaqur me veten. A ka së paku diçka në të cilën jeni të mirë? Sigurisht nuk jeni person negativ në të gjitha drejtimet?
▪ Mos ëndërroni për lidhje me yjet e filmave dhe televizionit, me tipat nga interneti apo persona të shquar letrar.
Fytyra të reja:
▪ Njerëzit të cilit i takoni mos i vlerësoni në bazë të përvojave të mëhershme.
▪ Krijoni miqësi të reja. Kërkoni këshilla nga njerëzit më të moshuar dhe më me përvojë.
Fytyrat e vjetra:
▪ Çmoni miqtë tuaj dhe tiparet e tyre të veçanta.
▪ Bëni diç për të tjerët – buzëqeshni, shpreheni ndonjë fjalë të mirë. Ndjenja se jemi të nevojshëm për dikë na ndihmon të mposhtim ndjenjën e vetmisë.
▪ Nëse jeni në martesë, mos prisni nga bashkëshorti apo bashkëshortja juaj që të përmbushë të gjitha nevojat tuaja emocionale. Mësohuni të merrni dhe të jepni, t’i ndihmoni dhe mbështetni njëri-tjetrit.
▪ Mësohuni që të flisni më të tjerët dhe t’i dëgjoni ata derisa flasin. Bëhuni zemërgjerë.
Thoni gjërat zëshëm:
▪ Pranoni që jeni të vetmuar dhe flisni me dikë për këtë, me ndonjë mik të pjekur tek i cili keni besim. Mos vuani në vete.
Pse nuk është mirë të heshtet:
▪ Mos pini shumë, apo edhe më mirë, mos pini fare. Mos i zhytni në alkool problemet tuaja – kurdoherë ato do të dalin në sipërfaqe.
▪ Mos jini krenar. Ua falni atyre që u kanë lënduar dhe bëni çdo gjë që marrëdhëniet mes jush të përmirësohen. Mos u bëni të mosbesueshëm ndaj tjerëve.
Ju do të shoqëroheshit me një person krenar apo të mosbesueshëm, apo edhe me ata të cilët nuk mund të jetojnë pa ndihmën e alkoolit?
Mbani në mend se gjendja juaj, qoftë ajo edhe kronike, mund të ndryshojë.