Site icon Telegrafi

Hiperseksualiteti i vajzave të vogla: “Lërini fëmijët të ndihen si fëmijë, kanë kohë për t’u rritur!”

“Hiperseksualieti” i adoleshentëve nuk është gjë e re – magazina të shumta të modës tashmë kanë përvojë me shndërrimin e vajzave të reja në seks simbole, në garat e bukurisë të fëmijëve. Por të mos flasim mbi ‘beauty pageant’-ët amerikanë, të cilët përfshijnë shfrytëzimin e vajzave të vogla nëpërmjet veshjeve me rroba dhe në mbathje të pashembullta, grim, vënie të tenit të rremë, thonjve dhe dhëmbëve, etj.

Për shembull, Franca, vitin e kaluar ka nxjerrë ligjin me të cilin ndalon garat e bukurisë për fëmijët nën moshën 16 vjeç, për shkak që ato gara trajtohen si “hiperseksualitet i adoleshentëve”.

Krahas kësaj, këto masa kanë përfshirë edhe ndalesën e prodhimit të veshjeve dhe mbathjeve për të rriturit, por me numra të vegjël për fëmijët (siç janë: sytjenat apo këpucët me taka të larta).

Nxjerrja e këtij ligji nga Senati francez është rezultat i incidentit i cili ka ndodhur pasi që magazina e famshme e modës Vogue ka publikuar foto seksi të 10-vjeçares Thylane Lena-Rose Blondeau, transmeton Telegrafi.

Vajza e vogël paraqitet në disa poza seksi, me buzët e fryra dhe të lyera me një të kuq të ndezur, me taka dhe në një pozicion joshës. Ajo sfiluar me veshjet e stilistëve të njohur dhe ka pozuar në një mënyrë tepër sensuale si një modele e rritur. Kjo gjë përveçse i ka mahnitur të gjithë edhe e ka tronditur botën e modës.

Mbrojtësit e të drejtave të fëmijëve e kanë cilësuar këtë gjë si një veprim shumë të dëmshëm psikologjik për fëmijët, duke u stimuluar sjellje të tilla. /Telegrafi/

Exit mobile version