Pierre Emerick-Aubameyang është në orbitën e Napolit, por gjithmonë nëse largohet Gonzalo Higuain.
Sipas Il Corriere dello Sport, Pipita është kërkuar nga shumë klube të mëdha dhe napolitanët janë të gatshëm ta shesin atë, por vetëm nëse paguajnë klauzolën e tij prej 94 milionë euro.
Aurelio De Laurentiis me paratë e shitjes së argjentinasit do të hidhët në sulm për yllin e BVB-së, ku do të paguaj 55 milionë euro.
Për Higuain janë të interesuar Bayerni dhe Arsenali. /Telegrafi/