Telegrafi

Higuain flet pas thyerjes së rekordit në Serie A

Pipita rekordmen me gola te Napoli

Sulmuesi argjentinas i Napolit, Gonzalo Higuain ka thyer dje rekordin e shënimin të golave brenda një sezoni në Serie A.

Ai ka shënuar 36 gola gjatë sezonit, duke thyer rekordin e Gunnar Nordahl me 35 sosh, transmeton Koha.net.

Higuain ka thënë se e ka ditur që mund ta bën për vete këtë rekord.

“E dija që mund ta bëja këtë, kështu që më duhet ta ruaj qetësinë”, ka thënë Higuain, duke falënderuar ekipin për këtë arritje.

“Në gjysmën e parë të ndeshjes nuk arrita të shënojë, por pasi më ndihmoi ekipi e arrita këtë”, ka përfunduar Higuain.