Telegrafi

Higjienë personale – PO, parfumosje të tepërt – JO

Gjatë larjes, më mirë është të shfrytëzohet sapuni neutral. Mund të shfrytëzoni edhe qumështin për trup ose ujë tualeti (eau de toilette).

Vetë rituali i larjes (dushit) para marrëdhënieve intime, është i dobishëm për gruan dhe për burrin. Të freskët, sapo të dalë nga dushi, me aromën e pastërtisë në trup, është rast ideal që eksiton. Veç kësaj, fakti se i keni kushtuar pak kohë vetes, ju bën më të sigurt dhe do ta ndieni veten më mirë.

Zgjedhja e aromës? Dikush e shfrytëzon tepër, si Merilin Monro, e cila e tepronte me parfumin Chanel 5, për t’u ndier seksi. Dikush, si për shembull Keanu Reeves, më së shumti preferon aromën natyrale të trupit. Por, para së gjithash, është me rëndësi të jesh i pastër, pa e tepruar me parfumosje. Era e trupit është, megjithatë, afrodiziaku më i fuqishëm. /Telegrafi/