Spanja ka barazuar në kuadër të ndeshjes së fundit të grupit B në kampionatin botëror.
Spanjollët nuk kanë arritur të triumfojnë në stadiumin e Kalinigradit duke barazuar me Marokun me rezultat 2-2, por që e kanë siguruar kalimin e grupeve për në 1/16e finales së Kupës së Botës.
Trajneri i Spanjës, Fernando Hierro, është i ndërgjegjshëm që Spanja e tij do të vazhdojë shumë të gjatë në Botëror nëse vazhdon me këto ritme edhe në turin me eliminim direkt.
“Pas shumë vuajtjesh ia dolëm, e dinim që do të bënin gjithçka kundër nesh dhe do hidhnin më të mirët në fushë, siç bënë. Duhet të bëjmë autokritikë, ky nuk është rrugëtimi ynë, nuk mund të lejojmë kaq shumë raste. Si të mirat, si të këqijat në këtë ndeshje i kemi bërë ne”, tha ai pas ndeshjes.
“Nëse duam të arrijmë ku duam, duhet të rregullojmë disa detaje, çdo rast që krijojnë kundër nesh pësojmë gol. Duhet të jemi të parët që bëjmë autokritikë”.
“E dimë që ka mundësi përmirësimi. Kemi forcë ofensive, lojtarë me cilësi, por duhet të rregullojmë lojën në tranzicion, pasi ku ekipet që bëjnë lojë fizike na shkaktojnë shumë dëme”, tha Hierro.
Pas kësaj, Spanja mbetet e para në grup dhe në fazën e ardhshme do të takohet me Uruguain. /Telegrafi/