Telegrafi

Hierro: Nuk kemi kohë për diskutime, duhet të shkojmë përpara

Trajneri i ri i kombëtares së Spanjës, Fernando Hierro, thotë se nuk ka kohë që ekipi i tij të pendohet ose të diskutojë për ish trajnerin, Julen Lopetegui.

Lopetegui u shkarkua pasi nënshkroi me Real Madridin në prag të fillimit të Kampionatit Botëror.

Njeriu që do ta zëvëndësojë, ish kapiten i përfaqësueses spanjolle dhe legjendë e Realit, Fernando Hierro, thotë se ekipi nuk ka kohë për diskutime dhe duhet të shkojë përpara.

“Lojtarët janë të entuziazmuar, ata duan këtë sfidë, është një sfidë për të gjithë, ne nuk ekmi kohë për t’u penduar”.

“Ne duhet të jemi optimist, mendimet nuk janë valide këtu, ne duhet të kthejmë faqen, të jemi pozitiv dhe të mendojmë për lojtarët në skuadër dhe atë që ata përfaqësojnë”.

“Ne erdhëm qët ë luftojmë për Kupën e Botës, ekipi është i entuziazmuar, kemi një mundësi të shkëlqyer dhe duhet të jemi të fokusuar”.

“Ne kemi obligimin të mendojmë që kemi një mundësi të madhe për triumf dhe ne duhet të punojmë me përkushtimin e gjithë botës, ne do të bëjmë të gjitha në fuqitë tona”, u shpreh Hierro për mediat pasi u konfirmua si përzgjedhës i ri i Spanjës. /Telegrafi/