Fernando Hierro thotë se ishte kënaqësi të drejtonte Spanjën, por e pranon se nuk varet nga ai nëse do të qëndrojë apo jo edhe pas eliminimit nga Kampionati Botëror ‘Rusia 2018’.
Hierro mori drejtimin e spanjollëve pas shkarkimit të Julen Lopetegui, ndërsa nën drejtimin e tij Spanja u eliminua në 1/8 e finales në penallti ndaj Rusisë.
“Të gjithë ne ndiejmë dhimbje, erdhëm të bëjmë diçka të rëndësishme, të luftojmë për Kupën e Botës, por ky është futbollit”, tha trajneri pas ndeshjes.
“Nuk është diçka që ka të bëjë më përkushtimin, bashkëpunimin dhe përpjekjet e tyre ditore”.
“Ka qenë një kënaqësi të isha trajner i tyre. Nëse ka diçka për të na kritikuar neve, atëherë unë jam trajneri dhe i marrë të gjitha përgjegjësitë e asaj që ka ndodhur”.
“Kjo skuadër ka dhënë gjithçka që nga dita e parë ku ishin bashkë. Është e vështirë të sulmosh për 120 minuta, ne kemi provuar gjithçka”.
“Sinqerisht, sjella e skuadrës ishte profesionale, edhe e atyre që nuk kanë luajtur”.
“E ardhmja? Nuk është vendimi im. Pas eliminimit, ajo se çfarë do bëjë nuk ka rëndësi”, ka shtuar Hierro. /Telegrafi/