Site icon Telegrafi

“Hidroregjioni Jugor” njofton se pas sanimit të prishjes ka rifilluar furnizimi me ujë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar se ka rifilluar furnizimi me ujë për një pjesë të qytetit dhe disa fshatra, pas sanimit të prishjes në gypin furnizues në rrugën “Tirana” në Prizren.

“Konsumatorë të nderuar, ju informojmë se pas përfundimit të punimeve, ka filluar furnizimi. Rekomandojmë konsumatorët që uji në orët e para të konsumohet vetëm për nevoja sanitare”, thuhet në njoftimin e “Hidroregjionit Jugor”, raporton Telegrafi.

Si pasojë e prishjes në fjalë ishte ndalur që nga fundjava furnizimi me ujë për një pjesë të konsiderueshme të qytetit të Prizrenit, konkretisht lagjet “Bajram Curri”, “Jeta e Re”, “Arbana” (pjesërisht), fshatrat Vlashnje dhe Landovicë, dhe pjesërisht disa rrugë dytësore. /Telegrafi/

Exit mobile version