Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar se ekipet e saj brenda kësaj jave kanë identifikuar 29 lidhje ilegale në lagjet e fshatrat e Prizrenit.
“Identifikohen dhe shkyçen nga rrjeti 29 lidhje ilegale nga konsumatorët e papërgjegjshëm në këto zona: Rr. Bajram Curri – 14 lidhje ilegale; Rr. Xhevat Berisha – 3 lidhje ilegale; Rr. Fehmi Ladrovci – 1 lidhje ilegale; Rr. Nëna Terezë – 1 lidhje ilegale; Rr. Flamuri – 1 lidhje ilegale; Rr. Drini – 1 lidhje ilegale; Fshati Kobaj – 1 lidhje ilegale; Fshati Gurishte – 4 lidhje ilegale; Rr. Beteja e Pashtrikut – 3 lidhje Ilegale; Rr. Xhemil Fluku – 1 dëmtim i blombës”, shkruan në njoftimin e kësaj kompanie, raporton Telegrafi.
Aksioni për identifikimin e lidhjeve ilegale, sipas KRU “Hidroregjioni Jugor”, do të vazhdojë edhe në ditëve në vijim.
Javën e shkuar ekipet e inspektoratit të KRU “Hidroregjionit Jugor” patën identifikuar 25 lidhje ilegale. /Telegrafi/