Site icon Telegrafi

“Hidromorava” paralajmëron mospërputhje të cilësisë së ujit në Karaçevë të Poshtme – këshillon për mospërdorim

Fotografi ilustruese

KRU “Hidromorava” në Gjilan u ka bërë thirrjve banorëve të fshatit Karaçevë e Poshtme që të mos e përdorin ujin nga rrjeti i ujësjellësit për pije.

Në njoftim e tyre vijon të thuhet se për shkak të mospërputhjes së analizave kimike të mostrave të ujit me vlerat parametrikë të standardeve për ujë të pijës, të njëjtit kanë konkluduar që uji në rrjet nuk është i furnizuar nga burimi që menaxhohet nga KRU “Morava”rava”.

Të njëjtit rekomandojnë që të mos përdoret uji për pije, derisa të verifikohet se është i sigurt dhe i klorizuar.

“Për këtë arsye, ju rekomandojmë që ujin nga rrjeti i ujësjellësit mos përdorni për pije deri sa të verifikohet se uji është i sigurt dhe i klorizuar, pasi aktualisht ka mospërputhje me parametrat e kërkuar për ujë të pijes”, thuhet në komunikatën e tyre, duke theksuar se banorët do të mbetën të përditësuar për njoftimin e radhës. /Telegrafi/

Exit mobile version