Site icon Telegrafi

Hidhjani një vështrim apartamentit më të shtrenjtë në botë: Duket perfekt, ndërkaq kur të mësoni sa kushton, do t’ju merren mendtë

Tarraca e përsosur me pamje të mrekullueshme, mobilie moderne dhe hapësirë të mbushur me luks dhe komfor, – hidhjani një sy apartamentit më të shtrenjtë në botë!

Dhoma më e shtrenjtë hoteliere gjendet në Gjenevë. Royal Penthouse në hotelin President Wilson zyrtarisht është apartamenti më i shtrenjtë në botë në të cilin një natë kushton jo më pak se 80.000 dollarë.

Pos që ka çmimin më të lartë, është edhe apartamenti më i madh në Evropë me 1.650 metra katrorë, transmeton Telegrafi.

Veçantinë ia jep tarraca me pamje në liqenin Léman.

Apartamenti akomodon 12 njerëz (secili ka dhomë të veçantë), andaj çmimi i apartamentit për person është 6.600 dollarë.

Ekzistojnë dy dhoma kryesore, të cilat kanë banjat e veta nga mermeri dhe xhakuzi nga ku ofrohet pamja në drejtim të liqenit.

Në apartament, siç edhe supozohet, akomodohen personalitete të pasura të famshme, prandaj edhe ofrohet siguri e madhe – dritaret janë rezistuese ndaj plumbave, kanë ashensorë privatë, sistem të forcuar sigurie, por edhe sustat për raste urgjente janë vendosur nëpër tërë apartamentin.

Gjithashtu ekziston edhe palestra private.

Natyrisht, apartamenti më i shtrenjtë në botë nuk nënkupton vetëm ambiente standarde. Mysafirët mund të shikojnë emisione në TV ekranet më të mëdha në botë, të lozin në piano apo të kënaqen duke shikuar koleksionin artistik të objekteve të rralla dhe të lashta.

/Telegrafi/

Exit mobile version