Site icon Telegrafi

Hidhet shorti për Kupën e Kosovës, dy ndeshje të forta në këtë fazë të garave

Në lokalet e Federatës së Futbollit të Kosovës është tërhequr shorti për Kupën e Kosovës.

Në të 1/32 e finales do të kenë ndeshje mjaft interesante dhe të forta, ku do të kemi përballje të ekipeve pretende për titullin e kampionit të ligës elitare të Kosovës.

Drenica do të jetë mikpritëse e skuadrës që po kalon nëpër super formë, Prishtinës, e cila nesër do të takohet me liderin, Feronikeli.

Në anën tjetër, në Mitrovicë do të takohen dy skuadrat e forta të IPKO Superligës së Kosovë, ku Trepça ’89 do të takohet me Llapin.

Liria në këtë fazë të garës do të luajë me skuadrën e Lugut të Baranit.

Duelet tjera janë:

KEK-u – Flamurtari
Bashkimi – Vëllaznimi
Sharri – Gjilani
Minatori – 2-Korriku
Istogu – R.Sadiku
Drenasi – Ballkani
Kika – Vushtrria
Dukagjini – Arberia
Vitia – Drita
Vllaznia P – Besa
Ferizaji -Vëllazria Zh
F.Kosova -Onix
Trepca – Feronikeli. /Telegrafi/

Exit mobile version