Është hedhur shorti për Kupën e Kosovës në futboll.
Në praninë e përfaqësuesve të klubeve, e ku ishin të pranishëm edhe nënkryetari i FFK-së Agim Ademi dhe sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu, Komisioni i Garave bëri sot tërheqjen e shortit për rrethin e dytë të Digitalb Kupës së Kosovës.
Kryetari i KG-së, Ismet Ahmeti duke i përshëndetur të pranishmit, sqaroi çështjet teknike si dhe theksoi se në rrethin e dytë janë përfshirë 16 skuadrat e kualifikuara nga Liga e Dytë dhe tash do të përfshihen edhe 16 skuadrat e Ligës së Parë që do të përbëjnë çiftet e rrethit të dytë. Ndeshjet e këtij rrethi do të zhvillohen këtë mesjavë në orën 13.00.
Çiftet e rrethit të dytë
Rahoveci – Fushë Kosova
Istogu – Hajvalia
Rinia – Përparimi
Vitia – 2 Korriku
Ulpiana – Dukagjini Klinë
Kika – Dukagjini Novosellë
Ballkani – Lugu i Baranit
Ratkoci – Bashkimi Gjilan
Ramiz Sadiku – Ferizaj
KEK-u – Bashkimi Koretin
Vushtria – Onix Banja
Trepça – Dardanët
Galaksia – Vjosa
Dardania – Behari
Kosova P – Dushkaja
Arbëria Dobrajë – Deçani
Të gjitha ndeshjet zhvillohen të mërkurën, më 1 nëntor, në orën 13:00, me përjashtim të ndeshjes Arbëria – Deçani, që luhet të enjten (më 2 nëntor) në Lipjan.