Telegrafi

Hidhet shorti për kualifikimet e Euro 2022, Kosova në grup me Gjermaninë

Është hedhur shorti për kualifikimet e Kampionatit Evropian Euro 2022.

Në qytetin zviceran Nyon, krerët e UEFA-se kanë hedhur shortin për kualifikimet e kampionatit evropian Euro 2022, ku Përfaqësuesja e Kosovës në Futsall ka mësuar kundërshtarët.

Përfaqësuesja e Kosovës u përfshi në Grupin F, ku do të ketë për kundërshtarë Gjeorgjinë, Gjermaninë dhe Austrinë.

Ndeshjet e rrethit të parë kualifikues do të mbahen në Gjeorgji, prej 29 janar deri më 2 shkurt.

Kampionati Evropian do të mbahet në vitin 2022 dhe Holanda do të jetë nikoqire. /Telegrafi/