Është hedhur shorti për kualifikimet e Kampionatit Evropian Euro 2022.
Në qytetin zviceran Nyon, krerët e UEFA-se kanë hedhur shortin për kualifikimet e kampionatit evropian Euro 2022, ku Përfaqësuesja e Kosovës në Futsall ka mësuar kundërshtarët.
Përfaqësuesja e Kosovës u përfshi në Grupin F, ku do të ketë për kundërshtarë Gjeorgjinë, Gjermaninë dhe Austrinë.
Ndeshjet e rrethit të parë kualifikues do të mbahen në Gjeorgji, prej 29 janar deri më 2 shkurt.
Kampionati Evropian do të mbahet në vitin 2022 dhe Holanda do të jetë nikoqire. /Telegrafi/