Site icon Telegrafi

Hidhet shorti për gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës, Drita – Prishtina sfida kryesore

Në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës është hedhur shorti për ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll.

Katër skuadra të mbetura janë: Drita, Prishtina, Llapi dhe Drenica që për synim kanë ta fitojnë trofeun e çmuar.

Padyshim që dueli kryesor do të zhvillohet mes dy skuadrave të mëdha Prishtina dhe Drita.

Ndërkohë sfida tjetër është ajo mes Llapit dhe Drenicës.

Nga kjo fazë e garave ndeshjet do të zhvillohen me sistem vajtje-ardhje.

Ndeshjet e para zhvillohen më 9 prill dhe ato të kthimit më 23 prill.

Fituesi i Kupës së Kosovës do të sigurojë plasmanin në rrethin e parë të Ligës së Evropës. /Telegrafi/

Exit mobile version