Italia do të përballet me Spanjën në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve më 6 tetor në San Siro, ndërsa Belgjika do të ndeshet me Francën në 7 tetor.
Shorti është hedhur sot pasdite në Nyon dhe turneu do të mbahet në Itali nga 6 deri më 10 tetor 2021.
Azzurrët u kualifikua duke kryesuar grupin e tyre përpara Polonisë, Holandës dhe Bosnjë-Hercegovinës.
Ky është edicioni i dytë i “Final Four të Ligës së Kombeve”, pasi Portugalia fitoi në vitin 2019.
Italia hap garën kundër Spanjës në San Siro, i njohur gjithashtu si Giuseppe Meazza, më 6 tetor.
Belgjika përballet me Francën në gjysmëfinalen tjetër, të luajtur më 7 tetor në “Allianz Stadium” në Torino.
🚨 Here we go! Time to find out who will face who in next year's #NationsLeague finals.
🇮🇹 Italy (hosts)
🇧🇪 Belgium
🇫🇷 France
🇪🇸 Spain📺 Tune in now!
— UEFA (@UEFA) December 3, 2020
Ndeshjet për vendin e tretë dhe finalja të dyja do të zhvillohen më 10 tetor. /Telegrafi/