Liga e Kampionëve ka hyrë në fazën finale të “playoff”-it, ku do të mësojë përballjet që do të nxjerrin emrat e fundit që do të jenë pjesë e kompeticionit më të madh evropian për klube.
10 sfida do të luhen ditën e sotme dhe të nesërme, me përballjet e kthimit që do të luhen javën e ardhshme. skuadrat që do të kualifikohen nga këto takime, do të njohin sot emrat e kundërshtarëve në raundin final.
Atyre do t’i bashkohen Trabzonspori dhe Kopenhageni, të cilat janë menjëherë pjesë e fazës finale, për shkak të renditjes së ligave të tyre në Evropë.
Skuadrat do të ndahen në dy vazo për këtë short, ku në të parën do të jenë vetëm ekipet kampione të ligave të tyre, ndërsa në tjetrën do të jenë skuadrat që janë renditur të dytat, ose të tretat (në bazë të renditjes së ligave në Evropë).
Vazo e kampionëve:
Ludogorets / Dinamo Zagreb
Crvena Zvezda / Pjunik
Kopenhagen
Sherif Tiraspol / Viktoria Plzen
Karabag / Ferencvarosh
Bodo-Glimt / Zalgris Vilnius
Makabi Haifa / Apollon Limasol
Trabzonspor
Vazo e ligave:
Benfika / Midjyland
Union Shën-Xhilos / Rejnxhërs
Dinamo Kiev / Sturm Graz
Monaco / PSV /Telegrafi/
Follow the play-off round draw live 👇#UCLdraw | #UCL
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) August 2, 2022