Kupa e Maqedonisë së Veriut, mesditën e kësaj të marte përmes shortit të hedhur në Federatën e futbollit ka mësuar çiftet për 1/8 e finales.
Voska Sport do të jetë rival i Struga Trim Lum, me këta të fundit që si finalist të edicionit të kaluar, e nisin aventurën në këtë garëdirekt nga kjo fazë, njëjtë si Shkëndija që ishte e lirë në xhiron e parë dhe shorti për në 1/8 e finales i solli për kundërshtarë Rabotniçkin.
Skuadra e Shkupit që me shumë stil e kaloi raundin e parë, në këtë fazë do të përballet me Ohridin. Gostivari do ti matë forcat me Brera Strumicën, përderisa Bashkimi i Kumanovës mori një kundërshtarë të fortë si Sileksi.
Në program të kësaj faze të Kupës do të luhen edhe duelet Vardari – Makedonija Gjorce Petrov, Bregallnica – FC Jang Tim dhe Pelisteri – Tikveshi.
Të gjitha këto sfida në kaudër të 1/8 së finales janë përcaktuar të luhen me 10 tetor nga ora 14:00.
Kualifikuesi për në raundin e radhës përcaktohet sërish vetëm me një ndeshje dhe në rast barazimi, fituesin e vendosin penalltitë. /Telegrafi/