Site icon Telegrafi

Hidhet shorti për gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës

Sot në ambientet e stadiumit “Fadil Vokrri”, është tërhequr shorti për gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës.

Në bazë të shortit, Llapi do të jetë nikoqir i Prishtinës, derisa Istogu do të pret Dukagjinin.

Për këtë fazë të trofeut të dytë më të madh në vendin tonë do të zhvillohen nga dy takime, do të thotë vajtje – ardhje.

Takimet e para do të luhen më 7 prill, derisa të dytat do të zhvillohen më 21 prill.

Finalja do të jetë mes një skuadre nga Superliga dhe një nga Liga e Parë. /Telegrafi/

Exit mobile version