Telegrafi

Hidhet nga 2 mijë metra, braziliani nuk arrin ta hap parashutën dhe bie mbi kulmin e një shtëpie – humb jetën

Është publikuar videoja e re e momentit të fundit të jetës së parashutistit, i cili humbi jetën kur u hodh me parashutë nga një aeroplan në juglindje të Brazilit.

Andrius Jamaico, 38-vjeç, ndërroi jetë kur u rrëzua në kulmin e një shtëpie në qytetin brazilian Sao Paulo, transmeton Telegrafi.

Pamjet e siguruara nga televizioni brazilian Globo, shfaq Jamaicon duke marrë këshilla nga instruktori Paulo Mirkai, derisa po bëhej gati të hidhej nga aeroplani.

Jamaico ishte hedhur nga fluturakja nga Mirkahi që e mbante për këmbe. E kamera e vendosur në helmetën e instruktorit, shihet Jamaico duke mbajtur nën kontroll situatën.

Ai ishte hedhur nga 2 mijë metra lartësi dhe pasi kishte humbur kontrollin, kishte rënë në kulmin e një shtëpie, për të përfunduar më pas në tokë pa shenja jete.

Policia braziliane po heton akoma rastin, ndërsa Jamaico besohet se nuk kishte mundur në mënyrën e duhur ta humb parashutën për të parandaluar rënien që ishte fatale. /Telegrafi/