Guus Hiddink ka shprehur dëshirë të zëvendësoj Roy Hodgsonin, në postin e kombëtares së Anglisë.
Trajneri holandez është i interesuar të diskutojnë me federatën e futbollit të Anglisë (FA), për punën e lënë bosh të trajnerit.
Është gazeta angleze, The Times që raporton se trajneri holandez dëshiron të zë venin e lënë bosh nga Roy Hodgson, i cili dha dorëheqja pas eliminimit të turpshëm në Euro 2016.
Holandezi më parë ka marrë përgjegjësinë e drejtimit të pesë ekipeve kombëtare në të kaluarën dhe është i prirur për të marrë një rol të gjashtë.
Ndryshe, Hiddink se fundmi ishte trajner i Chelseat, pasi zëvendësoi Jose Mourinhon e shkarkuar. /Telegrafi/