Hassan Nasrallah thotë se Hezbollahu kishte shënjestruar kompleksin e inteligjencës ushtarake izraelite në sulmin e saj me raketë – përfshirë bazën e inteligjencës që nuk gjendet jo larg Tel Avivit.
Në një fjalim të mbajtur lidhur me shkëmbimin e zjarrit, Sekretari i Përgjithshëm i grupit militant shtoi se ka pasur plane të shkrepen raketa që do të godisnin direkt qytetin siç është edhe ministria e Mbrojtjes izraelite si dhe aeroporti Ben Gurion, transmeton Telegrafi.
“Grupi vendosi të mos përgjigjet ndaj vrasjes së komandantit të tij të lartë Fuad Shukr duke synuar zonat civile”, tha Nasrallah, sipas një përkthimi nga agjencia e lajmeve Reuters.
Asnjë nga raketat precize apo strategjike të Hezbollahut nuk u dëmtuan në sulmet e Izraelit, citohet të ketë thënë ai.
Ai theksoi se Hezbollahu gjithashtu nuk ka ndërmend të përdorë raketa precize sot, por mund t’i përdorë ato në të ardhmen e afërt.
Nasrallah pretendon se përgjigja ndaj vrasjes së Shukr u vonua për disa arsye, duke përfshirë mobilizimin masiv ushtarak izraelit dhe amerikan, dhe për t’i dhënë një shans bisedimeve për armëpushim. /Telegrafi/