Site icon Telegrafi

Hezbollahu lansoi 60 raketa drejt Izraelit

Grupi militant libanez ka deklaruar se lansoi 60 raketa drejt veriut të Izraelit.

Hezbollahu thotë se ata kanë vënë në shënjestër kibutin Matzuva në Galilenë Perëndimore me “dhjetëra raketa Ketyusha”.

Lexo po ashtu Gjendet trupi i pajetë i komandantit të Hezbollahut në rrënojat e Bejrutit

Sirenat mund të dëgjoheshin në zonë ndërsa drita e raketave shpërthyese po ndriçonin qiellin e natës.

Edhe pse ky është sulmi i parë që grupi ka kryer që kur komandanti i tyre i lartë u vra në Bejrut, Hezbollah tha se ishte në përgjigje të një sulmi të veçantë që Izraeli kreu në Liban.

Siç raportoi më herët skynews, ministria libaneze e Shëndetësisë tha se një sulm izraelit vrau katër civilë sirianë dhe plagosi pesë libanezë në një fshat në jug të Libanit.

Lexo po ashtu Lideri i Hezbollahut njoftoi se nesër do të intensifikohen luftimet në kufirin me Izraelin

Këto lloj sulmesh janë më shumë tregues për llojin e shkëmbimeve që po zhvillohen prej disa muajsh në zonën kufitare.

Ndryshe, Izraeli ka vrarë gjatë ditës së kaluar komandantin Fuad Shukr dhe grupi libanez, Hezbollah ka paralajmëruar sulme të reja drejt Tel Avivit. /Telegrafi/

Exit mobile version