Telegrafi

Hezbollahu sulmon Izraelin me raketa balistike

Hezbollahu ka sulmuar Izraelin me një raketë balistike.

Në një deklaratë, Hezbollah tha se kishte lëshuar një “raketë Nour”, për të cilën burime të njohura me grupin thanë se ishte një raketë balistike.

Grupi militant deklaroi se kjo ishte hera e parë që ata e përdorën raketën, shkruan skynews.

Ndryshe, Hezbollahu ka konfirmuar vdekjen e udhëheqësit të shtatë të lartë të vrarë nga Izraeli në pak më shumë se një javë.

Nabil Kaouk, nënkryetari i Këshillit Qendror të Hezbollahut, u vra të shtunën.

Ai shërbeu si komandant ushtarak i Hezbollahut në Libanin jugor gjatë luftës së vitit 2006 me Izraelin.

Që atëherë, ai është shfaqur shpesh në mediat vendase, ku komentonte zhvillimet politike dhe të sigurisë, si dhe në funeralet e militantëve të lartë.

Shtetet e Bashkuara njoftuan sanksione kundër tij në vitin 2020. /Telegrafi/