Korrespondenti i skynews në Lindjen e Mesme, Alistair Bunkall, tani ndodhet në një nga komunitetet më të goditura nga sulmet e 7 tetorit, për të raportuar zhvillimet në Lindjen e Mesme.
“Këtë herë vitin e kaluar, Hamasi lëshoi rreth 4,000 raketa në Izrael”, tha Bunkall.
“Sot lëshoi katër”, shtoi ai.
“Kjo tregon se gjatë 12 muajve të fundit, ushtria izraelite ka degraduar aftësinë e Hamasit për të kryer një sulm si ai i 7 tetorit”.
“Por, Hamasi nuk është një forcë që është mposhtur plotësisht, pavarësisht 12 muajve luftë”, vëren Bunkall.
Teksa ai flet, thekson se artileria mund të dëgjohet diku afër ose brenda Gazës.
“Ndërsa Izraeli përkujton ata që vdiqën dhe mendon për pengjet që u morën atë ditë, luftimet vazhdojnë”, shton ai duke vënë në dukje më shumë se 40,000 palestinezë që janë vrarë në territorin e vogël që nga shpërthimi i luftë. /Telegrafi/