Site icon Telegrafi

Hezbollahu sulmon me dron veriun e Izraelit, raportohet për mbi 60 të lënduar

Mediat izraelite raportojnë se 40 persona janë plagosur pas një sulmi me dron në veri të vendit.

Bëhet e ditur se sulmi goditi qytetin Binyamina, i cili ndodhet midis Haifës dhe Tel Avivit në vijën bregdetare të Izraelit.

Hezbollahu ka marrë përgjegjësinë për sulmin, duke thënë se ka nisur një “skuadron të dronëve sulmues” në një kamp trajnimi ushtarak izraelit në Binyamina, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

Ndërkohë, së fundmi mediat izraelite kanë raportuar se numri i të plagosurve nga sulmi me dron shkon në 67.

Sipas njoftimeve, katër persona janë plagosur rëndë.

Ndryshe, SHBA-ja ka njoftuar se do të dërgojë një sistem të avancuar antiraketë në Izrael dhe trupa për ta operuar atë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version