Disa dronë u lëshuan nga Libani në veri të Izraelit në orën e fundit, duke ndezur sirenat në zonën e Haifës.
Sipas Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF), një nga dronët u rrëzua me sukses prej forcave ajrore izraelite.
Një tjetër dron raportohet se ka goditur një ndërtesë fabrike në një zonë industriale pranë Nahariya.
Several drones were launched from Lebanon at northern Israel in the past hour, setting off sirens in the Haifa area.
According to the IDF, one of the drones was successfully shot down by the Israeli Air Force.
Another drone reportedly impacted a factory building in an… pic.twitter.com/5Cb0jqlOrw
— Emanuel (Mannie) Fabian (@manniefabian) November 2, 2024
Nuk ka raportime për viktima apo për të lënduar nga sulmi, shkruan timesofisrael.
Pamjet e publikuara në mediat sociale pretendojnë të tregojnë disa nga dronët dhe dëmet e shkaktuara në fabrikë.
Ndërkohë, gjatë mbrëmjes dy raketa të lëshuara nga Libani në lartësitë veriore të Golanit pak më parë goditën zona të hapura, sipas ushtrisë.
Ndryshe, Izraeli ka nisur tash e sa kohë një ofensivë kundër militantëve libanez të Hezbollahut, i cili duket se këtë aksion e ndërmori si shenjë hakmarrje. /Telegrafi/