Telegrafi

Hezbollahu publikon pamje nga droni të bazave ushtarake izraelite në rrafshnaltën e Golanit

Hezbollahu ka publikuar një video të re propaganduese, që tregon pamjet me dron të bazave ushtarake izraelitë në rrafshnaltën e Golanit

Kah fundi i videos shfaqet edhe qyteti izraelit, që Hezbollahu pretendon se do të japin detaje për të në videon e ardhshme, transmeton Telegrafi.

Javë më parë Hezbollahu publikoi video të ndryshme të zonave të ndryshme të Izraelit – duke pretenduar se po i vëzhgon.

Në anën tjetër IDF-ja izraelite nuk ka komentuar publikimin e kësaj videoje. Megjithatë, mbetet e paqartë se kur është realizuar kjo video.

Ndryshe Hezbollahu ka lansuar qindra dronë në drejtim të Izraelit, si rezultat i eskalimit të situatës – ku shumica prej tyre kishin lëndë shpërthyese apo ishin përdorur për mbikëqyrje. /Telegrafi/