Site icon Telegrafi

Hezbollahu emëron komandantin e ri të një njësisë Radwan – ai tashmë i ka mbijetuar një atentati

Ali Reda Abbas është emëruar komandant i ri i njësisë Radwan i Hezbollahut, pas vdekjes së ish-komandantit Ibrahim Aqil i cili humbi jetën nga sulmet ajrore izraelite në Danieh të Bejrutit.

60-vjeçari ka lindur në Barish në jug të Libanit dhe i ka mbijetuar tentimvrasjes në vitet e 90-ta, derisa po bashkëpunonte ngushtë me Aqil gjatë përfshirjes së tij në Hezbollah, transmeton Telegrafi.

Ai ka mbajtur tashmë disa pozita ushtarake dhe njihet si faktor kyq brenda komandës së Hezbollahut në jug të Libanit – duke e bërë atë si pjesë të gjeneratës së tretë të kësaj organizate.

Abbas posedon diplomë universitetit dhe ka kryer trajnime të avancuara ushtarake në Iran, ku shpesh shfaq në media me fytyrën e mbuluar dhe flet për operacionet ushtarake të Hezbollahut.

Asistenti i Abbasit është emëruar së fundmi Ali Mussa Daqduq, i cili më parë u akuzuar për rrëmbimin dhe vrasjen e pesë ushtarëve amerikanë gjatë një incidenti në Karbala të Irakut në vitin 2007.

Ai ishte liruar nga gjykata e Irakut më 2012, duke i hapur atij rrugën për t’u rikthyer në Liban. /Telegrafi/

Exit mobile version