Site icon Telegrafi

Heynckes: Pësuam dy gola të shpejt, por Bayerni ka shpirt luftarak

Bayern Munich ka shënuar fitoren e radhës në kuadër të Bundesligas.

Bavarezët triumfuan me rezultat 4-2 kundër Hoffeinheimit, megjithëse këta të fundit ishin në epërsi prej dy golash.

Pas takimit ka folur edhe trajneri i përkohshëm i ekipit, Jupp Heynckes, i cili ka analizuar ndeshjen e ditës së djeshme.

“Ishte një ndeshje fantastike për sportdashësit, pësuam dy gola të shpejtë kundër një skuadre të organizuar mirë, por reaguam shpejt dhe e mbyllem pjesën e parë në barazim”.

“Është e vërtetë se jemi stërvitur shumë për këtë ndeshje, por nuk ishin vetëm aspekti taktit dhe teknik që e fituan ndeshjen, por edhe shpirti që treguam. Pavarësisht se pësuam dy gola, mund të them se jam i kënaqur me ndeshjen e djeshme”, tha gjermani.

Bayerni theksojmë se zë pozitën e parë të renditjes tabelore me 50 pikë, përkatësisht ka 16 pikë më tepër se Schalke 04 e vendit të dytë.

Kujtojmë se kampioni gjerman në fazën e pas grupeve të Ligës së Kampionëve do të takohet me skuadrën turke, Besiktas. /Telegrafi/

Exit mobile version