Telegrafi

Heynckes këndell Bayernin, fitojnë me goleadë pas dy barazimeve (Video)

Bayern Munich është kthyer të fitoret në Bundesliga pas emërimit të Jupp Heynckes si trajner të skuadrës, pasi kanë fituar në shtëpi ndaj Freiburgut me rezultat të thellë 5-0.

Bavarezët kanë shënuar fitore të thellë në shtëpi ndaj Freiburgut, duke u këndellur me emërimin e trajnerit Heynckes, pasi dominuan këtë ndeshje.

Grinta e Heynckesit pas kthimit në stolin e Bayernit

Goli i parë i Bayernit erdhi në minutën e tetë të ndeshjes dhe ishte Julian Schuster, i cili shënoi në golin e gabuar për epërsinë 1-0.

Bayerni gjeti edhe golin e dytë në pjesën e parë, pasi shënuan në minutën e 42-të me anë të Kingsley Coman, i cili dërgoi skuadrën në pushim me epërsi 2-0.

Festa tek goli i Comanit

Në pjesën e dytë, Bavarezët shënuan edhe dy gola tjerë për të vulosur një fitore të thellë ndaj Frieburgut.

Ishte Thiago Alcantara, i cili shënoi në minutën e 63-të për 3-0 pas asistimit të Mats Hummels, ndërsa radha për gol i erdhi edhe sulmuesit Roberto Lewandowski, i cili shënoi në minutën e 75-të për 4-0.

Alcantara shënoi gol të bukur

Fitoren dhe rezultatin përfundimtar e vulosi gjermani Joshua Kimmich me një gol në minutat shtesë për 5-0.

Pas kësaj fitore, Bayerni ngjitet në vendin e dytë në tabelë me 17 pikë, ndërsa Freiburgu renditet në vendin e 16-të me vetëm shtatë pikë.

Në gjiron e ardhshme, Bavarezët ndeshen në udhëtim me Hamburgun, ndërsa Freibuergu e pret në shtëpi Hertha Berlinin. /Telegrafi/