Trajneri gjerman, Jupp Heynckes, e ka pranuar se ka ofertë nga Bayern Munich, por ai thotë se ende nuk ka vendosur.
Ai ka folur për Rheinische Post, duke thënë se ai mund ta marr vendin e punës, por i duhet ta analizojë.
“Ende nuk është e qartë, ndaj më duhet ta analizoj situatën”.
“Kanë kaluar katër vjet e gjysmë që kur u largova nga Bayerni dhe futbolli ka ndryshuar”.
“Ka shumë gjëra për të folur dhe nuk ka afat kohor për të marrë vendimin”, ka thënë Heynckes.
U fol se për postin e Bayern Munich janë kandidatë emra si Thomas Tuchel, Luis Enrique, Louis Van Gaal.
Heynckes nëse vendos të kthehet kjo do të jetë hera e katërt në drejtim të klubit bavarez.
Ai në sezonin 2012-2013 u largua kokëlartë nga Bayern pasi kishte fituar të gjithë trofetë e mundshëm si Bundesliga, Kupa e Gjermanisë dhe Liga e Kampionëve. /Telegrafi/