Site icon Telegrafi

Heynckes dhe Salihamidzic e cilësojnë kundërshtar të vështirë Sevillën

Trajneri i Bayern Munichut, Jupp Heynckes dhe drejtori sportiv, Hasan Salihamidzic, kanë folur pas hedhjes së shortit për ndeshjet çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Sot (e premte) nga ora 12:00 është hedhur shorti i çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve ku skuadrat kanë mësuar kundërshtarët e tyre.

Fati i shortit ka bërë që Bayern Munichu ta peshkoj skuadrën spanjolle, Sevillën, kundërshtar që shihej ndër më të lehtit në letër.

Lexo po ashtu Hidhet shorti për çerekfinalen e Ligës së Kampionëve, Juventus - Real Madrid ndeshja kryesore

Por, kështu nuk mendojnë drejtuesit bavarezë të cilët e kanë cilësuar si kundërshtar të vështirë skuadrën spanjolle.

“Unë po shikoj përpara për ndehsjen. Nuk do të jetë e lehtë ndeshja ndaj Sevillës”.

“Sevilla eliminoi Manchester Unitedin”, ka thënë drejtori sportiv i Bayernit, Salihamidzic.

Jupp Heynckes (Getty Images)

“Unë e njoh Sevillën shumë mirë. Ata luajnë futboll krijues dhe janë bërë më të qëndrueshëm që kur mbërriti Montella”

“Është një kundërshtar i vështirë”, ka thënë trajneri Heynckess.

Ndryshe, ndeshja e parë do të zhvillohet në Sevilla me 3 prill, ndërsa ajo e kthimit më 11 prill. /Telegrafi/

Exit mobile version