Site icon Telegrafi

Heung Min Son flet për Mourinhon: Ende i mërzitur që ai u largua pa fituar një trofe me ne

Më 19 prill vinte një tjetër lajm i bujshëm, ku Jose Mourinhos ishte shkruar nga stoli i Tottenhamit.

Në 86 ndeshje nën drejtimin e Spursave, portugezi ka një bilanc prej 44 fitoresh, 19 barazimesh dhe 23 humbjesh.

Pavarësisht mungesës së vazhdimësisë dhe rezultateve jo në standardin e tij, Jose krijoi një raport shumë pozitiv me disa nga futbollistët e tij dhe një ndër ta ishte Heung Min Son, i cili ende ndihet i trishtuar për largimin e “The Special One”.

“Gjithmonë ndihesh keq kur dikush largohet nga puna. Nuk dua të flas shumë, por në 18 muajt që kemi punuar ka patur momente pozitive dhe negative, megjithatë për mendimin tim Mourinho është një nga trajnerët më të mirë në botë”.

“Jam i mërzitur nga fakti që ai u largua pa fituar diçka me ne dhe për këtë më vjen shumë keq, por e ritheksoj, në mendjen time vazhdon të jetë ndër të mirët”, ka thënë koreano-jugori. /Telegrafi/

Exit mobile version