Mesfushori i Chievos, Përparim Hetemaj, do të jetë jashtë fushave për disa javë.
Kjo pasi ai ka thyer një bri gjatë humbjes 6-1 ndaj Fiorentinës në fundjavë.
31-vjeçari zhvilloi vetëm gjysmën e ndeshjes në Franchi pasi pati një përplasjeje dhe u largua i lënduar.
Ai shkoi në spital për detaje dhe u diagnostikua me thyerje të një brinjëve në anën e majtë.
Ndalesa ende nuk është zyrtare, por mjekt e klubit kanë parashikuar që Hetemaj mund të kthehet pas 8 dhe 9 shtatorit kur zhvillohen ndeshjet ndërkombëtare.
Lojtari mund të bashkohet edhe më shpejt me ekipin.
Chievo ka pësuar dy humbje në dy ndeshjet e para në Serie A. /Telegrafi/