Poezi nga: Rainer Maria Rilke
Përktheu: Faslli Haliti
A e ndien, e dashur? … Ngre duart,
dhe ka në ajër – e dien? – një shushurimë.
Brenda vetmia, arrin
si një tingull i çdo gjesti
për gjërat që zhurmojnë padashur.
A e ndien,e dashur ? … I përkul qepallat
dhe ty t’arrin një fëshfërimë e re.
A e ndien e dashur ?… I rizgjoj, i mbyll.
Oh, pse vallë nuk të shoh, e dashura ime?
Sido më i lehtë gjesti im, mbetet
si një gjurmë e ngulët që duket
e butë në heshtjen e saj.
Çdo lëvizje fluturake ndikon
brenda tendës së tendosur të eterit
të përjetshëm.
Me frymën time, me ritëm të njejtë,
yjet në rrugën drejt qiellit bien, ngjiten.
Në buzët e mia era e luleve
arrin çfarë ilaçi magjik të stërlashtë pi unë.
Dhe unë e rinjoh tejndritjen në hijen
e engjëjve të panjohur si një përmendje e largët.
Këtë dhe jo tjetër mendoj duke ëndërruar …
S’do më vijë më, Bukuroshe, nga ti …