Ander Herrera e ka shprehur edhe një herë dëshirën e skuadrës së tij, Manchester Unitedit, e cila është të përfundojnë në katër pozitat e parë në Premier Ligë, dhe të sigurojnë kualifikimin në Ligën e Kampionëve.
Mesfushori spanjoll ka deklaruar se skuadra është në një formë të mirë, por ata nuk do të jenë plotësisht të lumtur nëse në fund nuk përfundojnë në një pozitë që i dërgon në Ligën e Kampionëve.
“Ne jemi në formë të mirë, por ne duam të jemi në top katër sa më shpejt që të është e mundur. Sigurisht që ne duhet të jemi në top katër, por ne gjithashtu kemi tre tituj që jemi në garë për ta”, ka thënë Herrera, për faqen e klubit.
“Ne nuk do të jemi 100 për qind të lumtur në qoftë se ne jemi të katërt, edhe pse, sepse ne duam të përfundojë sa më lartë që është e mundur, por minimale duhet të jetë top katërshi dhe pastaj të luftojmë për pjesën tjetër të titujve”, përcjell Telegrafi.
“Liga e Evropës është një tjetër derë në Ligën e Kampionëve, kjo është e vërtetë, por ne duam të sigurojmë kualifikimin nëpërmjet ligës. Por sigurisht, kjo është një tjetër derë për ne”, përfundoi mesfushori spanjoll. /Telegrafi/