Telegrafi

Herrera me pretendime të forta për ndeshjen ndaj Cityt, fajëson gjyqtarin për ndikim dhe sharje ndaj Paredesit

Ander Herrera pretendoi në mënyrë të pabesueshme se Paris Saint-Germain ishte ekipi më i mirë të martën në mbrëmje kundër Manchester Cityt dhe se gjyqtari i dëmtoi ata, teksa edhe fyeu me fjalë banale Leandro Paredesin.

City kaloi në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve pas fitores 2-0 në Etihad në ndeshjen kthyese, teka u kualifikua me rezultat të përgjithshëm 4-1 nga dy ndeshjet.

Ekipi nuk tregoi shumë përparim gjatë 90 minutave, me vetëm një goditje të rrezikshme me kokë të Marquinhos gjatë pjesës së parë.

Skuadra e Mauricio Pochettinos faktikisht nuk kishte as një goditje në portë nga minuta e 28-të e ndeshjes së parë deri në fund të ndeshjes së dytë, dhe City siguroi finalen më lehtë sesa pritej.

Lexo po ashtu Guardiola pas fitores ndaj PSG-së: Jam krenar me kualifikimin në finale, lojtarët e merituan

Për shumicën e njerëzve kjo do të ishte e mjaftueshme për të sugjeruar që City e meritoi plotësisht kalimin pasi ishin ekipi më i mirë, por jo për mesfushorin Herrera.

“Ne ishim skuadra më e mirë për 70 minuta. I provuam të gjitha. Sulmuam, u përpoqëm të sulmonim. Ne do të largohemi nga këtu me kokën lart”, ka thënë fillimisht Herrera pas ndeshjes.

Përkundër sugjerimit të 31-vjeçarit se ata mund të mbanin kokën lart, lojtarët e PSG-së duket se në të vërtetë humbën kokën drejt fundit të lojës, siç kishin bërë edhe në Paris gjashtë ditë më parë.

Angel di Maria u largua nga loja në minutën e 69-të, pas një goditje ndaj Fernandinhos, dhe ata ishin me fat që nuk morën tjerë kartonë të kuq.

Sidoqoftë Herrera u ankua në lidhje me veprimet e gjyqtarëve, duke pretenduar se gjyqtari i kishte thënë “Q***” shokut të tij të skuadrës, Leandro Paredes.

“Gjyqtari sonte i tha ‘q***’ Leandro Paredesit. Nëse ne themi këto fjalë, dënohemi nga 3 ose 4 ndeshje”, përfundoi spanjolli.

Lexo po ashtu Verratti: Kemi besuar deri te kartoni i kuq, City e meritoi finalen e tyre të parë

Herrera nuk ishte i vetmi lojtar i PSG-së që u ankua për gjyqtarët, pasi edhe Marco Verratti e bëri një gjë të tillë.

“Gjyqtari gjithashtu më tha ‘q***’ dy herë. Për ta është normale, por ne nëse themi janë dhjetë ndeshje [ndalim]. Unë flas shumë me gjyqtarin por nuk ua them kurrë atë”, deklaroi Verratti. /Telegrafi/